Connect with us

Kosova

De Facto, si çamçakëzi, zgjatet e interpretohet ndryshe nga gjithkush

Analisti politik, Nemanja Rujeviç thotë se interpretuesit më të guximshëm të ngjarjeve dhe njohësit e Ballkanit, thonë se Marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, është njohje ‘de jure’ sepse Beogradi u pajtua me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe jo me institucionet e ndonjë krahine të arratisur përkohësisht.

“Por siç mund ta shohim, gjërat me ‘de facto’ dhe ‘de iure’ janë mjaft fakultative, dhe interpretimet janë po aq të zgjatura sa çamçakëzi. Prandaj ka mundësi që edhe dhjetë vjet pas marrëveshjeve të Brukselit dikush të kërkojë sërish njohje ‘de facto’, e cila nuk do të jetë njohje reale dhe sërish dikush të flasë se si “nuk e dha Kosovën”, ndërsa të tjerët do ta akuzojnë atë për “tradhti”.Ursula von der Leyen, e pajisur me euro për disa projekte dhe me një angazhim të madh për të pranuar Serbinë dhe fqinjësinë në BE, e shpalli Marrëveshjen e Ohrit si një njohje ‘de facto’, duke kënaqur oreksin e saj tani për tani” – shkruan Rujeviç, duke shtuar se Kosova, është ende një lloj protektorati, ku presidenti serb Vucic ka dhe mbështet një organizatë parapolitike me emrin Lista Srpska dhe një grup kriminelësh në veri.

“Vuçiç i detyroi serbët në veri të Kosovës të bëheshin pjesë e gjyqësorit, policisë dhe qeverisë lokale. Që atëherë, thonë se presidenti serb ‘de facto’ e ka njohur Kosovën, kurse të tjerë e cilësojnë atë “tradhtar”.Çështja shihet si një mosmarrëveshje e përjetshme dhe ekzagjerim i tepërt i asaj që është, çfarë nuk është, çfarë është de facto, çfarë është de jure” – theksoi analisti serb

Advertisement