Aktualitet
DEA mbërrin në Shqipëri për PESHKUN E MADH
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në Tiranë ekipin e DEA-s që vjen në vendin tonë si mbështetje e SPAK.
“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), Brendan Leddy. Yuri Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA në Shqipëri.
Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e kapaciteteve në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, shkroi ambasada amerikane në Twitter…
…
TIRANË– Brendan Leddy, një prej 4 mijë agjentëve special, anëtar i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA) është përzgjedhur për të luftuar me krimin e organizuar në Shëqipëri. Lajmin e bëri me dije vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Por çfarë është DEA dhe kush është agjenti i përzgjedhur?
DEA u krijua në 1973 si organizata federale e ngarkuar me zbatimin e ligjeve të substancave të kontrolluara të Shteteve të Bashkuara. Sot mijëra punonjës të DEA-s të vendosur në qindra zyra në të gjithë vendin dhe në mbarë botën janë të përkushtuar për të përmbushur misionin e DEA-s.
Ata janë ekspertë në zbatimin e ligjit të drogës, kanë: Agjentë të Posaçëm, Hetues të Diversionit, Shkencëtarë Ligjor, Specialistë të Kërkimit të Inteligjencës dhe staf mbështetës shumë të trajnuar.
Në krye të DEA-s qëndron një grua. Anne Milgram u betua si Administratore e DEA-s më 28 qershor 2021, pasi u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara me pëlqim unanim më 24 qershor 2021. Si Administratore, ajo drejton një agjenci prej më shumë se 10,000 nëpunëssh publikë, duke përfshirë mbi 4,000 agjentë specialë dhe 800 analistë të inteligjencës, të cilët punojnë në 239 zyra në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe 92 zyra të huaja në të gjithë globin.
DEA ka dhe një mur nderi, të vendosur në hollin e Muzeut DEA. Që nga viti 1995, agjencia ka shfaqur dukshëm portrete të burrave dhe grave të DEA dhe agjencive paraardhëse të saj që humbën jetën gjatë detyrës. Portretet e tyre janë të vendosur në një zonë të dekoruar me bronz, ndriçim 24-orësh dhe një përshkrim të shkurtër për historinë e çdo heroi.
Por për agjentin Leddy ka shumë pak të dhëna. Në profilin e tij zyrtar, duket se është shkolluar në Kolegjin Marist, ka studiuar në Stafford, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara dhe akutalisht mban detyrën Agjent Special. Në skuadrën e DEA-s është anëtar që prej 19 vitesh e 7 muajsh.
Më herët ai ka punuar si detektin në Departamentin e Policisë në Neë York për 4 vite e nëntën muaj. Në mars të vitit 2003 i është bashkuar ekipit të DEA-s. fillimisht ka qenë agjent special në luftën kundër terrozimit, ndërsa më pas ëhstë fokusuar tek lufta kundër narkotrafikut. Leddy zotëron dy gjuhë, atë angleze dhe spanjishten.
LAJM PLOTESUES
Arben Kraja drejt largimit nga kryesimi i SPAK, sot hapet gara për zëvendësimin
TIRANË- Mandati i Arben Krajas në krye të SPAK, është drejt përfundimit. ABC mëson se sot është hapur gara për të zëvëndësimin e kreut të Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu sot mbahet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mandati i Arben Krajës, përfundon në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, kështu Kraja do të mbetet prokuror i SPAK.
Kujtojmë se më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri