Connect with us

Aktualitet

DEA thirrje qytetarëve në Shqipëri: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Ambasada Amerikane ka vënë në dispozicion një numër, në të cili qytetarët mund të denoncojnë ose të japin çdo informacion në lidhje me aktivitetet apo trafikimin e drogës. Në një njoftim zyrtar të bërë në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane në Shqipëri zbulon se tashmë, DEA do të ketë një zyrë aktive edhe në vendin tonë. DEA (Drug Enforcement Administration) u bën thirrje të gjithë personave që zotërojnë të dhëna në lidhje me këto çështje që të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e institucionit. Po ashtu, Ambasada siguron dhe thekson se çdo informacion i dërguar do të mbahet i fshehtë.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ëhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

“United States Drug Enforcement Administration” ose e njohur ndryshe edhe si DEA amerikane u lajmërua se do të kishte një filial edhe në Shqipëri që në qershor të vitit 2022. Zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qëndrore në Athinë, duke bërë edhe më të afërt angazhimin e Policisë shqiptarë për kontrolle në porte aeroporte e pika tokësore.

Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën, e cila në Europë por edhe në Shqipëri vjen nga Amerika Latine. Sipas të dhënave të deritanishme, që prej janarit vetëm nga informacionet e shkëmbyera me DEA-n janë kryer katër operacione për trafikun e kokainës në vendin tonë.

DEA u krijua në 1973 si organizata federale e ngarkuar me zbatimin e ligjeve të substancave të kontrolluara të Shteteve të Bashkuara. Sot mijëra punonjës të DEA-s të vendosur në qindra zyra në të gjithë vendin dhe në mbarë botën janë të përkushtuar për të përmbushur misionin e DEA-s. Agjentët e saj jenë ekspertë në zbatimin e ligjit të drogës: agjentë specialë, hetues të diversionit, shkencëtarë mjeko-ligjorë, specialistë të kërkimit të inteligjencës dhe staf mbështetës shumë i trajnuar dhe ne punojmë së bashku si një ekip për t’i mbajtur amerikanët të sigurt nga drogat e rrezikshme dhe ato që trafikojnë në to./

Advertisement