Connect with us

Bota

Debat i fortë përball Trump/ A do tërhiqet Biden nga gara presidenciale?

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk do të largohet nga gara zgjedhore e 2024, pavarësisht performancës së tij të dobët gjatë debatit të parë presidencial të së enjtes me Donald Trump, ka njoftuar zëdhënësi i fushatës Seth Schuster.

Pas debatit, në të cilin Biden u cilësua se bëri një paraqitje të dobët, madje edhe nga kolegët demokratë, shumë në parti sugjeruan që presidenti të zëvendësohej në votimin e 5 nëntorit.

“Sigurisht që ai nuk do të largohet”, u shpreh zëdhënësi i fushatës Seth Schuster.

Një tjetër anëtar i ekipit të presidentit i tha Politico se Biden do të qëndrojë në garë sepse ai është “i vetmi person që ka mundur ndonjëherë Donald Trump. Ai do ta bëjë përsëri.”

Vetë Biden e ka hedhur poshtë gjithashtu nocionin se ai duhet të largohet nga gara, duke u shpjeguar gazetarëve pas debatit të së enjtes se “është e vështirë të debatosh një gënjeshtar”.

Ndërkohë, sipas Politico, Partia Demokratike thuhet se është “në panik” nga shfaqja e Biden kundër Trump dhe po diskuton në mënyrë aktive mundësinë e zëvendësimit të tij me një kandidat tjetër.

Advertisement