Connect with us

Aktualitet

Debat mes Nokës dhe Rakipit: Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin. Kjo nuk është puna jote

Deputeti Flamur Noka dhe Ylli Rakipi, bashkë me gazetaren Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit”, për qëndrimet e selisë blu ndaj Salianjit, pas dënimit me një vit burg ndaj tij. Ndërsa Noka e cilësoi Salianjin një demokrat të madh, Lala i kujtoi përplasjet që kishin pak kohë më parë.

Flamur Noka: Ne kemi konsideruar politik vendimin ndaj Salianjit, sepse dihet botërisht që nuk ka asnjë bazë ligjore. Është gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh, për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente interest publik dhe të vërtetës, opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh Ervin Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë. Salianji kreu një shërbim publik në dobi të vendit, demokracisë.

Ylli Rakipi: Dakord, por unë bëra pyetje tjetër Flamur. Pyetja është: Çfarë ndërprerje institucionale keni me maxhorancën? Se mos po bëni sikur.

Flamur Noka: Pyetja është kjo, por përgjigjen e di unë.

Ylli Rakipi: Përgjigjen jepe si të duash, thuaj na do qejfi, ç’të duhet ty, se mund të thuash edhe ç’të duhet ty, mbylle gojën, por unë dua për këtë gjë.

Flamur Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.

Klodiana Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.

Flamur Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.

Klodiana Lala: Po flisja për familjen politike.

Flamur Noka: Po pra për familjen politike e kisha edhe unë. Se unë bëj sherr me Preçin sot, nesër jam prapë me Preçin…

Klodiana Lala: Vendimi për Ervin Salianjin është politik, por duhet të ndajmë dy gjëra për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, verdiktit që dha kryeministri, largimit të Geron Xhafës në drejtim të Italisë. Por prej vitesh jam e neveritur për gjuhën spiropaliste të politikës shqiptare dhe jam kundër kësaj.  Bie dakod me ju kur thoni se Geron Xhafa u detyrua të dorëzohej kur u denoncua nga PD. Ama pjesa e dytë, por në gjykim ka qenë një përgjim me Balales dhe Geron Xhafës. Ju keni bërë një gjë që a është Geron Xhafa në këtë përgjim?

Flamur Noka: Shërbimi Informativ i asaj kohe kishte të dokumentuar veprimtarinë e Geron Xhafës.

Klodiana Lala: Kjo nuk më del nga dosja.

Ylli Rakipi ka pyetur Flamur Nokën dhe se përse opozita nuk ka folur asnjëherë për çështjen e Sazanit dhe Zvërnecit të cilat mund t’i jepen kompanisë së drejtuar nga dhëndri i Donald Trump, për të cilën ka patur artikuj të shumtë në mediat ndërkombëtare, madje tashmë ka nisur edhe një hetim nga Senati.

Gazetari e pyeti sekretarin e Përgjithshëm të PD, se përse kjo parti nuk e mbron interesin publik në këtë rast, pasi bëhet fjalë për prona publike dhe a lidhet kjo me faktin se Berisha shpreson që një administratë e re në SHBA mund t’i heqë non-gratën.

Ylli Rakipi: Në SHBA ka nisur një hetim nga Senati për dhëndrin e Donald Trump dhe investimet e Affinity Partners, në vende të huaja, përshirë edhe Shqipërisë ku është folur për një projekt në Sazan dhe Zvërnec. Pse nuk flet opozita për këtë çështje? Nuk jeni të shqetësuar për pronat publike në këtë rast? Keni hallin se vjen Trumpi në pushtet dhe mendoni se i heq non-gratën doktorit?

Flamur Noka: Ne jemi partia që hapëm Shqipërinë me perëndimin.

Ylli Rakipi: Kjo nuk ka lidhje me pyetjen.

Flamur Noka: Jemi parti e qendrës së djathtë, pro biznesit. Jemi partia që hapëm Shqipërinë ndaj investimeve të huaja.

Ylli Rakipi: Nuk jemi kundër, por s’ka lidhje me pyetjen.

Flamur Noka: Prandaj, jemi partia që kur kemi qenë në pushtet, kemi patur numrin më të lartë….

Ylli Rakipi: Keni sharë Lul Bashën që ka shitur interesat e opozitës.

Flamur Noka: Prandaj nuk mund të jemi kurrë kundër ndaj një investitori që është partner strategjik i yni. Rama ka luajtur pë ti futur në xhepa…

Ylli Rakipi: Epo bravo Edi Rama këtu pra, rrezikon t’ju “marrë” Trumpin…

Flamur Noka: Ne nuk mund të jemi kundër investimeve. Është investitor strategjik. Kurrë nuk na gjen kundër biznesit.

Advertisement