Politike
Debate në Kuvend për mandatin e Xhaçkës/ PD: Të kalojë në Kushtetuese. PS: Foli “Venecia”
Ashtu siç pritej opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, u bë objekt debati në Kuvend. Kërkesës së partisë demokratike që mandati i Xhaçkës të futet në rend të ditës dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtuese, socialistët iu përgjigjën me argumentat e Komisionit të Venecias.
Ministri Niko Peleshi tha se tek neni 20, pikërisht ky paragraf është hequr:
“Kushtetuta mund të përjashtojë disa çështje nga vendimmarrja parlamentare. Por nëse Kushtetuta shpall fuqinë e parlamentit për të vendosur – pra, për të votuar mbi një çështje të caktuar – përmbajtja e asaj vote duhet të përcaktohet lirisht nga secili deputet dhe nuk mund të imponohet”. Tek neni 57, gjithashtu është hequr një pjesë. Për shembull, fjalia e dytë për mundësinë e referimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ky paragraf thotë: Në këtë mënyrë, parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që bien brenda kompetencave të tij,”-u shpreh Peleshi.
Kryetari i Partisë demokratike thotë se Venecia i ka dhënë të drejtë opozitës dhe se mandati i Xhaçkës duhet të shkonte në Kushtetuese.
“Ju poshtëroni Kushtetutën, poshtëroni vendin, poshtëroni zgjedhësit dhe mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Pse ndodh kjo? Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kusht vjedhjet, plaçkitjet që kanë bërë,”-Berisha.
Peleshi theksoi se mazhoranca respekton autonominë parlamentare dhe vendimet e GJK. Ai kundërshtoi idenë e një “gjyqi publik” të kthyer në sulme politike dhe mbrojti qasjen e mazhorancës në ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe interesit publik.
‘U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në gjyq publik. E thonë me zë të lartë për gjyq publik që të na ktheni në kohën e persekutimeve politike. E keni në avantazh që thoni fjalën e fundit për këdo që del para. Shqiptarët këtë e kuptojnë. Kaq e thjeshtë është sepse PS fiton’-tha Peleshi.
Deputeti Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën për manipulime dhe shmangie nga respektimi i plotë i vendimeve të GJK, duke përmendur rastin e deputetes Olta Xhaçka. Ai deklaroi se interpretimi i Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese është i qartë: vendimet janë të detyrueshme dhe nuk kushtëzohen nga vota parlamentare. Bardhi theksoi se rasti i Xhaçkës përmendet disa herë në opinionin e Komisionit të Venecias, duke theksuar se zbatimi i vendimeve të GJK nuk mund të varet nga vullneti i shumicës parlamentare apo interesat personale.
‘Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Na mirëkupto shoku Niko, nëse vidhen pronat e ushtrisë i themi me emër dhe mbiemër. Nëse ne shoku Niko konstatojmë ligjet që i miratoni ligjet e Klodjan Zoto do e themi me zë të lartë. Kjo nuk është të godasësh biznesin por ata që vjedhin pronën publike. Por ata që i shërbejnë interesin privat që të mbrojmë konkurrencën e lirë. Jeni e vetmja mazhorancë që dy vendime të GJK i keni hedhur në kosh. Shembulli që jepni ju që na bëni moral, çfarë shembulli jepni ju për qytetarët që kanë konflikt. Për turpin tuaj, dhe kryetares së Kuvendit, u betuar se sapo të vinte Opinionit i Venecias do zbatonte këshillën. Shpiku një opinion që nuk ekziston. I tha shqiptarëve që KV na tha se jemi të pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi i detyruar të dërgojë në GJK mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nuk ka rëndësi ç’thotë Elisa, apo Klotilda por ajo që thotë GJK. Parimi është supremacia e kushtetutës dhe jo tuiteri i Edi Ramës. Të gjithë autoritetet janë të detyruar ti binden vendimeve. Parlamenti ndryshe nga reagimi juaj, nuk mund ti referohet parimit të ndarjes së pushteteve. GJK ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i tyre nuk mund të kushtëzohet me votim nga shumica parlamentare. ‘Kjo nuk është çështje Kushtetuta. U hap një gënjeshtër e madhe. Unë e lexova të plotë Kv. Vetëm në një paragra Olta Xhaçka përmendet 4 herë. Paragrafi 12 nis: në lidhje me rastin specifik, në qershor 2022 dhe fillon historikun e çështjes Xhaçka. Kur referon përgjigjen e pyetjeve ju çon tek vendimet e GJK dhe ju ka dhënë një këshillë. Zbatoni vendimet e GJK nuk varet nga vota dhe vullneti juaj apo halli juaj personal. Kjo nuk është çështje personale. Edhe fondet e AZHBR janë publike. Nuk nisesh nga halli jot për hallin e Oltës. Kjo është kushtetuta e republikës së Shqipërisë’- deklaroi Bardhi.
Komisioni i Venecias argumentoi se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtonte vetë në themel çështjen pa marrë autorizimin e Kuvendit.