Politike
Debati me Bashën në Kuvend/ Bardhi: Më tha dil e fol si kryetar grupi
Deputeti Gazment Bardhi komentoi ditën e sotme debatin që bëri në seancën e fundit plenare me Lulzim Bashën. Bardhi tha se në fillim komunikimi ishte normal, por më pas u tensionua pas deklaratës së kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Bardhi tha se kur Nikolla lajmëroi se Basha ishte kryetar i PD, shtoi butonin për të folur. Mirëpo, në këtë moment Basha i tha Bardhit që të mos bëjë sherr.
‘Më tha dil e fol si kryetar grupi’- thotë Bardhi që iu komunikua nga Basha, fjali e cila e acaroi e më pas përshkallëzoi debatin mes tyre.
Pyetja– Përse debatuat?
Bardhi: Nuk ndihem krenar për debatin dhe pse në nisje komunikimi ishte normal. U përshëndetëm, ishte normal, më pas kreu një veprim që ishte hipokrit, i panevojshëm që solli atë veprim timin. Nuk jam krenar nuk duhet të ndodhë ky debat. Ai e di që kur unë vërej që dikush është i pavërtetë kam një reagim emocional. Ajo që ndodhi ishte se kur kryetarja po lexonte letrën të Bashës, nuk bëra komunikim thjesht shtypa butonin për të folur, ai më tha nuk ka nevojë që të bëjmë sherr, dil e fol si kryetar grupi. Ky është hipokrizi, se në letër tha se do ishte kryetar grupi.
Pyetja– Pse u ndatë nga Basha?
Bardhi: Nuk ka asgjë personale në këtë histori. Unë kam mbajtur një qëndrim timin, ai ka mbajtur një qendrim tjetër. Ishte një rrugë e gabuar. Unë nuk kam shpifur ndaj tij.