Connect with us

Aktualitet

Debati – VIDEO/ Lea Ypi përplaset me britanikët

LONDER- Autorja Lea Ypi ka debatuar në studion e Good Morning Britain në lidhje me fluksin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. E ftuar për të dhënë mendimin e saj pse shqiptarët po shkojnë në Britaninë e Madhe, Ypi ishte përballë dy gazetarëve Kevin Maguire dhe Andrew Pierce. Debati nisi me revoltën e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe pas deklaratës së Sekretares Suella Braverman “se po e pushtojnë Britaninë”. Ypi tha se shqiptarët kanë të drejtën e tyre për të lëvizur dhe se është Britania e Madhe që duhet të shikojë mundësi punësimi por edhe të koordinimit të kufijve.

Debati i plotë:

Lea Ypi: Unë dola dhe fola për ata që u ndjenë si unë, ata u ndjenë sikur u futën në një kuti, sikur ishin të gjithë kriminelë dhe duhet të ishin në

Pyetje: A ishte ky mesazhi që duhet të jepej nga qeveria britanike?

Lea Ypi: Ata folën për të gjithë komunitetin, që të gjithë shqiptarët janë pushtuesë. Në fakt, shqiptarët nuk janë të parët për të cilët flitet kështu. Shqiptarët janë të fundit, më herët ka ndodhur me rumunët, polakët. Shqiptarëve iu duket sikur janë të fundit që e pësojnë.

Pyetje: Ta shohim pak më ndryshe, rruga është e rrezikshme. 40 mijë meshkuj janë ata që kanë ardhur këtë vit, 1% e popullsisë të Shqipërisë, të shëndetshëm, në gjendje të mirë. Ku është problemi në Shqipëri?

Lea Ypi: Shqipëria është vend që vjen nga komunizmi, në tranzicion, me pabarazi të shumta mes kryeqytetit dhe zonave rurale. Ka njerëz të dëshpëruar zakonisht. Ka patur edhe valë tëtjera, kjo është vala e heshtur pasi nuk është folur për të në media. Pas krizës në Greqi dhe Itali, shumë shqiptarë u kthyen, Covid erdhi dhe kostot e jetës u rritën. Normalisht njerëzit duan të ikin, të gjejnë mundësi të tjera.

Pyetje: çfarë ndodhi?

Lea Ypi: Shqiptarët kanë lirinë të lëvizin në Shengen, pyetja është pse vijnë në Britaninë e Madhe? Sepse në Francë, Bruksel ata shkojnë dhe është në rregull, e ligjshme. Ata lëvizin lirshëm.  Pyetja nuk është mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, por mes Britanisë dhe vendeve kufitare.

Pyetje: Vitin e fundit, shqiptarët ishin të parët që kërkuan azil. 30 mijë kërkesa për azil, 15% e atyre që aplikuan morën azil. Pse dikush kërkon azil këtu?

Lea Ypi: Ata që janë të dëshpëruar nuk e mendojnë kështu. Ata janë në kërkim të një pune të një mundësie.

Pyetje: Pse vitin e shkuar, 15% e aplikimeve u pranua?

Andrew Pierce: Nuk e di sepse ata thonë kur arrestohen se janë homoseksualë dhe në Shqipëri persekutohen. Ata shpikin arsye të rregullojnë gjërat.

Lea Ypi: Se kuptoj pse fokusi i bisedës janë shqiptarët?

Andrew Pierce: Sepse shqiptarët janë në kufi, është fakti që ata po vijnë dhe pse nuk luftë dhe diskriminim në Shqipëri. Ja pse.

Lea Ypi: Shqiptarët shkojnë kudo, ju duhet të pyesni veten pse Britania e Madhe ka një problem me koordinimin me parnerët. Pse s’ka aftësi për të parë tregun këtu?

Andrew Pierce: Po e bëjmë.

Lea Ypi: Ka shumë shqiptarë që kanë plotësuar nevojat e tregut për punë. Janë punësuar në Britaninë e Madhe. Këto idetë e pushtimit…

Andrew Pierce:Pushtimi nuk ishte për shqiptarët. Ajo nuk tha po na pushtojnë shqiptarët.

Lea Ypi: Sekretarja është maja e ajsbergut. Shqiptarët janë të integruar, problemi është se kur ju i trajtoni minoritetet kështu, atëherë ata do të inatosen. Ata janë qytetarë britanikë. Unë jam qytetare britanike. Problem është për Britaninë e Madhe. Ju thatë që Suella Braverman është popullore, jo me minoritetet ama.

Advertisement