Horoskopi
Dëgjojini ato qe do iu thotë partneri juaj sot sepse përndryshe do keni debatet te ashpra
Dashi
Do jeni shume te arte për atë qe doni te bëni sot ne lidhjen tuaj dhe do flisni seriozisht me partnerin. Ai do tregohet i kuptueshëm dhe do pranojnë çdo vendim tuajin. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do vazhdojnë te kenë te njëjtin status. financat duhen menaxhuar me shume kujdes dhe largpamësi. Problemet do i zgjidhni shume shpejt.
Demi
Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite dhe nuk do i shprehni asgjë atij qe keni ne krah. Kjo do krijoje një hendek te thelle ndërmjet jush i cili vështirë se do mbushet aq lehte. Beqaret do kenë një takim te papritur, por qe mund t’ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ne planin financiar nuk dini çfarë hapash te hidhni qe ta përmirësoni situatën. Kërkoni ndihme!
Binjaket
Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje qe prej shume kohesh. Disa do mendojnë edhe për një bashkëjetesë te mundshme. Beqaret duhet te bëjnë kujdes para se te hedhin çdo lloj hapi. Mos iu besoni fjalëve shume te bukura te disa personave. Financat do kenë goxha tronditje për shkak te shpenzimeve te mëdha qe keni kryer kohet e fundit.
Gaforrja
Do bëni shume peshime ndaj partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do filloje te jete me e ngrohte se dikur. Për çdo gjë do flisni hapur me te. Beqaret do kalojnë shume kohe me miqtë dhe nuk do kenë kohe te kërkojnë dashurinë. Lërjani gjithçka ne dore planetëve. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshëm dhe te mundoheni ta përmirësoni situatën.
Luani
Influenca e yjeve ne planin tuaj sentimental do jete shume kontradiktore sot. Matuni mire para se te flisni me partnerin sepse ne je moment ai mund te jete me nerva dhe do debatoni ashpër. Beqaret do jene shume sensuale dhe do marrin ftesa për te dale neper takime. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura kështu qe mund te rini te qete ne këtë plan.
Virgjeresha
Jeta ne çift do iu sjelle shume gëzim dhe harmoni gjate kësaj dite. Do kaloni momente vërtet emocionuese dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe jo te krijojnë një lidhje sa për sy e faqe. Ne fund te fundit është jeta e tyre. Për shkak te disa shpenzimeve urgjente qe do iu duhet te bëni situata do jete delikate.
Peshorja
Perspektivat janë shume te mira për jetën tuaj ne çift sot. Partneri do iu surprizoje ne çdo moment dhe do iu beje te ndiheni ne çdo moment te dëshiruara. Beqaret me shume gjasa do njohin persona te rinj me te cilët do ia vleje te nisin histori dashurie. Paratë do duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Situata nuk është aq e qëndrueshme sa ju mendonit.
Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Gjithçka do e bëni ne bashkëpunim me partnerin dhe nuk do i mbani aspak mëri atij për sjelljen jo shume te mire gjate kohëve te fundit. Një pjese e beqareve do fillojnë aventura kalimtare, ndërsa një pjese do duan te shijojnë lirinë qe kane. Financat do lënë goxha për te deshifruar. Beni kujdes!
Shigjetari
Dëgjojini ato qe do iu thotë partneri juaj sot sepse përndryshe do keni debatet te ashpra me te. Gjithmonë mund te gjendet koha e duhur për te bashkëbiseduar qetësisht. Miqtë do i prezantojnë beqaret me persona mjaft interesante, por ata do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë aspak. Ne planin financiar mos luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq.
Bricjapi
Bashkëpunimi dhe besimi reciprok do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Atmosfera do jete përgjithësisht e ngrohte dhe pa probleme. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona te cilët kane një lidhje tjetër. Kujdes, mos bëni gjera për te cilat do pendoheni. Financat do jene te paqëndrueshme, prandaj duhen marre masa strikte.
Ujori
Partneri do iu beje një propozim mbresëlënës gjate kësaj dite te cilin ju duhet ta pranoni pa u menduar dy here. Te gjithë ëndërrojnë atë qe do iu ndodhe juve. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend, por serish nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Financat do jene te mira, kështu qe mund ta shlyeni borxhin qe keni mare para disa kohesh dhe te jeni te qete.
Peshqit
Perspektivat për jetën tuaj ne çift janë shume te mira gjate kësaj dite. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe nuk do ia prishni qejfin njeri-tjetrit. Beqaret nuk do jene gati për te krijuar një lidhje dhe do vazhdojnë te kenë te njëjtin status. Ne planin financiar do kaloni disa vështirësi te vogla, por situata do filloje te stabilizohet shume shpejt.