REAGIM
Degradimi i emisioneve të së dielës
Nga Brizida Gjikondi – Të dielave televizionet shqiptare ofrojnë disa pseudo gjyqe të degraduara deri në skizofreni.
Shikoj shpesh statuse, lajme dhe meme nga ajo llahtarë… por kam zgjedhur të mbyll gojen.
Por shpesh heshtja ime e rehatshme më ka ndenjur ngushtë ndaj do doja të them dy fjalë.
Në atë lëtyrë të quajtur gjyq publik, stimulohet poshtrimi, imoraliteti, histeria dhe vulosja e një degradimi kombëtar ndaj shqiptarve si popull idiot, materialist dhe i pashpirt.
Me emisione të këtij lloji, por dhe të tjera si ky që stimulojne tragjeditë ordinere, kërkohet të stimulohet emocioni fals shtazarak dhe jo reflektimi dhe dinjiteti.
Kërkohet që shqiptarët të mbahen në një nivel ordiner shpirteror dhe dihet, duke i mbajtur në atë nivel ata jane kavje të manipulueshme dhe konsumues dhe pagatorë ideal të emisioneve që vlejnë miliona për ata që i bëjnë.
Media shqiptare në tërësi është manipuluese në disfavor të shqiptarve.
Ajo i fut në vathën e antivlerave të kulturës, politikes, biznesit dhe drejtësisë, dhe alternativat që ju ofrohen janë gjithmonë brënda kësaj vathe të qelbur…
Një popull miop i ambjentuar me krimin, mashtrimin, histerinë dhe mosndëshkimin është djepi ideal i varrit të vet!