Politike
Deklarata e Macron për trupa në Ukrainë, Zelensky nga Tirana: Putin është Hitleri 2
“Së pari, kam patur një takim të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Vërtet shumë nisma dhe do të flas për të gjitha ato, për shembull koalicioni për artilerinë, gjëra konkrete. Ne duhet të mbijetojmë dhe kjo për Ukrainën do të thotë të kemi vendime konkrete prandaj nuk mund të ndaj me ju shifrën për armatime që mund të kemi. Pra, ne na duhet që të mbijetojmë, do të thotë që gjithçka që kemi vendosur, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë e të gjithë, që të na e sillni armatimet në kohë. Dhe nëse do të fitojmë varet nga kjo pikë, prandaj pati shumë vendime si të ndryshohet aspekti kohë dhe si të forcohet Ukraina në fushat e betejës. Folëm për inteligjencën, dronët. Ndërsa pyetja që më bëtë, nuk kam qenë në samit dhe ai tha për disa ide të reja se si mund të fuqizohet Ukraina. Më duket më tha se zyrtarisht do të vijë në Ukrainë në mes të muajit tjetër. Mendoj se do t’i ndajë këto ide të tij me mua kur të takohemi, atëherë do të mund ti përgjigjem pyetjes tuaj. Kur ne ndajmë me njëri-tjetrin nisma të ndrysnme, të gjitha këto janë hapi i dytë, i katërt por i pari është mbrojtja, që të jemi të fortë në front sepse kemi disa pyetje për këto paketa me partnerët tanë, evropianë dhe SHBA. Sot është e rëndësishme që të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë, sepse nuk kemi as kohë dhe as alternativa. Ne na duhet të përballemi me një vrasës, me Hitlerin 2. Nëse flasim për Netflix, është vërtetë një rrezik i madh që i kanoset jetës tonë. Besoj se të gjithë ne duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për luftë apo për paqe, është e rëndësishme për hapa të tjerë që do të ndërmarrë Putini. Nëse nuk e bëjmë këtë, që të mos ia dalë mbanë ai, që të zbrapset, duhet të përgatitemi për luftë. Natyrisht kryeministri Rama tha se lufta nuk ka distancë, a është në agim apo në mesnatë. Duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa. Ne duam të jemi të fortë. Ne Putinin do ta mundim. Kjo është nisma jonë”, tha Zelensky.