Politike
Deklaratat e Krichbaum pas protestës së PD, Albana Vokshi: E ka bërë me kokë të vet, e ka personale me ne
Albana Vokshi, deputete e PD-së, në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar deklaratat e zëdhënësit të Grupit të CDU/CSU, Gunther Krichbaum. Vokshi tha se kjo deklaratë më shumë i ngjan si personale se sa në emrin e grupit që përfaqëson.
“Mendoj se ai është keqinformuar, më duket një deklaratë shumë personale, që kërcet. E mbani mend deklaratën e tij kur ishte debati se kujt i përkiste vula e PD-së, kur tha në Tiranë, se Gjykata e Lartë ka vendosur se ku do të shkojë vula? Mendoj se është i keqinformuar”, tha Vokshi.
Në një deklaratë për media, lëshuar të martën në Berlin, Krichbaum ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme:
“Nëse Berisha do të kishte ende sadopak besueshmëri, ai do të duhej të distancohej menjëherë nga kjo lloj proteste dhe t’i përjashtonte të dhunshmit nga partia. “Fatkeqësisht lind dyshimi se Berisha po i nxit më tej këto protesta”.