Connect with us

Shkrime

Deklaratat e kundërta të Albin Kurtit, dredharaku i kredhur në gënjeshtra e mashtrime

Deklaratat diametralisht të kundërta dhe absurde të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në raport me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin vetë e pranoi duke e konsideruar atë si “shumë të avancuar” e në përputhje “me germën e Kushtetutës”, ndërsa tani I quan si një “non-paper” e një dokument “pa logo, e pa vulë”, duhen lexuar si “ekzibicione të qëllimshme” sa për të blerë kohë e për ta shmangur “ditën e gjykimit përfundimtar”.

Qëndrimi skajshmërisht kundërthënës i Kurtit në raport me draft-statutin i cila u përgatit nga Bashkimi Evropian me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, tregon vetëm një gjë – i pari i Qeverisë s’është kundër Asociacionit, por kundër që të marrë përgjegjësinë vetë për themelimin e këtij mekanizmi.

Për këto qëndrime, analisti politik, e krahasoi Kurtin me Ponc Pilatin – guvernatorin e pestë të provincës romake të Judesë – i cili i kishte larë duart pas gjykimit të Jezusit.

“Krejt qëllimi i këtyre odisedave të Kurtit është si t’i laj duart si Ponc Pilati. Madje ne mënyrë të tërthortë një gjë të tillë Kurti ia ka kërkuar publikisht edhe presidentes Osmani, por si duket ajo nuk ka pranuar ta luaj këtë rol” – deklaroi Kasolli

“Kurti do e formojë Asociaiconin, njëjtë si i fali tokat Manastirit të Deçanit, por në këtë fazë dëshiron të blejë kohë deri në zgjedhjet e ardhshme” – theksoi ligjëruesi universitar, Dritëro Arifi dhe kujtoi kohën kur Kurti kishte pranuar draft-statutin modern evropian duke potencuar se në atë fazë ekzekutivi “ishte në qiellin e shtatë duke glorifikuar vetveten”.

“Mirëpo tani ata me ne krye Kurtin, po e refuzojnë shumë fuqishëm. Gjithe keto kundethenie tregojne se kemi te bejme me nje qeve adoleshente, të paditur, të papjekur e të pamatur” – theksoi analisti politik.

Më 21 tetor të vitit të kaluar kryeministrit të Kosovës iu dorëzua draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i përpiluar nga Bashkimi Evropian. Një javë më pas më 26 tetor në një takim me tre liderët kryesor të BE-së – Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u kuptua që kryeministri e kishte pranuar dokumentin me të cilin do të procedohej me tej.

Se draft-statuti modern evropian ishte pranuar nga Kosova e pati thënë vetë Kurti në një seancë të Kuvendit të Kosovës më 3 nëntor të vitit 2023.

Ai madje draft-statutin e ka cilesuar si “të mirë” dhe “pakrahasimisht të avancuar” dhe garantonte se nuk është “Zajednica” e vitit 2013 e 2015.

Për Kurtin drafti evropian ishte shkruar me kujdes për “germën e Kushtetutës”.

Por nuk vonoi, dhe 7 muaj më pas, Kurti në mënyrë krejt kundërthënëse dhe absurde, tha se për Qeverinë e Kosovës ky draft-statut modern evropian nuk është asgjë tjetër përveç se një “non-paper që nuk ka as logo as vulë as nënshkrim”

Ai madje shpjegoi se i kishte ofruar ndërkombëtare një rrugëdalje që në vlerësimin e tij “është më e logjikshmja dhe racionalja” në situatën ku ata insistojnë në draftin që tashmë e quan të “Lajçak-ut”.

“Dërgojeni në një instancë ndërkombëtare mund të jenë juristët eminentë të Këshillit të Evropës mund të jetë Komisioni i Venedikut, por jo në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës” – deklaroi kryeministri

Me pas Kosova nuk ishte në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro ose kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

Arsyeja e mos-trajtimit të çështjes së Kosovës ishte kushti që Franca, Gjermania e Italia kishin artikuluar publikisht, asociacioni e që Kosova refuzoi ta plotësojë me arsyetimin se kërkesa ishte absurde.

Advertisement