Connect with us

Kosova

Deklaratat e Kurtit, “Skandal mbi skandale”/ A do të reagojë Perëndimi?

Sipas shumë analistëve, promovimi i Albin Kurtit si lider i të gjithë shqiptarëve dhe referimi i “Shqipërisë së Madhe” gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut duhet të ndezë alarmin jo vetëm në Shkup, por edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, teksa presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e vlerësoi si nxitje të urrejtjes dhe intolerancës ndëretnike dhe për këtë arsye bëri thirrje që organizatorët e këtyre tubimeve të ndiqen ligjërisht. Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi ngjarjet gjatë vizitës së Kurtit si “skandal mbi skandalet” dhe theksoi se promovimi i “Shqipërisë së Madhe” kërcënon të shkaktojë destabilizimin e gjithë Rajonit.

Redaktori politik i të përmuajshmes amerikane “Chronicles”, Srđan Trifkoviç tha se mesazhet e dërguara në takimet në Tetovë dhe Çair gjatë vizitës së Kurtit janë dëshmi se qeveria në Maqedoninë e Veriut nuk ka fuqi të kundërshtojë nacionalizmin shqiptar dhe të mbrojë sovraniteti dhe integritetin e saj territorial. Nga ana tjetër, siç theksoi ai, shqiptarët ia lejojnë vetes një sjellje të tillë, sepse janë të vetëdijshëm se askush nga perëndimi “nuk do t’i godasë” apo tju drejtojë gishtin duke iu thënë “turp të keni”.

 

 

Advertisement