Connect with us

Politike

Deklaratat e Ramës për ‘Ballukun’, Shoqata e Gjyqtarëve: Nën petkun e ankesës, fshihet presioni! Vendimet mund të mos pëlqehen, por kjo s’i bën ilegjitime

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen ‘Balluku’. Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për Unazën e Madhe dhe për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që GJKKO e pezulloi atë nga detyra. Pas këtij vendimi, kryeministri veproi duke kundërshtuar vendimin, ndërsa e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve, çdo deklaratë në lidhje me çështjet e gjyqësorit, është presion politik.
“Ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe”, thuhet në reagim.
Advertisement