Connect with us

Pinknews

Deklaratat në “Big Brother VIP”/ Amos Zaharia kërkon falje: Më keni keqkuptuar

Aktori Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Amos kërkon falje për deklaratat e tij brenda shtëpisë, të cilat i quan sërish shaka.

Aktori pretendon se qëndrimet e tij janë keqkuptuar nga puvliku, ndërsa deklaron se “Big Brother VIP” është një lojë që nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ.

Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mia në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë!

BBV është një lojë, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele në shoqëri. Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë. Ju përqafoj të gjithëve!”, thekson ai.

Advertisement