Connect with us

Politike

Deklaratat në mbrojtje të Ballukut/ Berisha i përgjigjet Ramës: Po i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer lidhur me interpretimin e qëndrimit të Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave nga detyra, referuar këtu edhe rastit të Belinda Ballukut.

Me anë të një postimi në Facebook, Sali Berisha tha se Rama, gjatë deklarimeve të tij ka pohuar se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave.

Por, Berisha pretendon se deklarata e Ramës kundërshtohet nga ministrja e Inteligjencës Artificiale “Diella”, e cila sipas tij ka deklaruar nuk ka asnjë raport që lidhet me pezullimin e ministrave.

Më pas Berisha shtron pyetjen: “Kush gënjen? Diella apo Rama?”

Reagimi i Berishës

“Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik

Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.

Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.

Pyetja ime është: kush gënjen?

Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?”

Advertisement