Connect with us

Aktualitet

Deklarate fortë e ekspertit të arsimit: Mësuesit e infektuar me Covid po shkojnë në shkollë, ja se si…

Të gjithë ata që kanë fëmijë në shkollë, por edhe pjesa tjetër që mendojnë se shkollat janë vatër e rëndësishme e përhapjes së Covid-19 gjatë këtyre javëve të fundit, janë të shqetësuar lidhur me një dilemë të vetme: A duhen mbyllur shkollat?

Greqia, Italia, Turqia dhe ndonjë vend tjetër i kanë mbyllur tashmë shkollat, për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

Ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, në komunikimin e fundit, deklaroi se për momentin situata paraqitet e qëndrueshme në shkolla dhe incidenca e infeksioneve mbetet e ulët.

Mirëpo, eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti bëri një deklaratë të fortë në “Wake Up”, ku theksoi se mësuesit edhe pse të infektuar me Covid shkojnë në punë, pasi u rrezikohet vendi i punës.

“Mësuesit detyrohen të mos raportojnë që janë të infektuar, sepse humbasin vendin e punës, që të ketë shifra sa më të pakta.

Vetë ata kanë frikë se do t’i zënë vendin e punës dhe tamponi, jo vetëm që ju vjen me vonë, por në shumë raste u mohohet tamponi për faktin se nuk ka tamponë.

I thanë ministre: ‘A ka infermierë në shkollë?’ ‘Ka’- tha ajo, por meqë është i lirë mësuesi i fizkulturës, e mat ai temperaturën”, theksoi Mehmeti.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *