Connect with us

Rajon

Deklaroni PO publikisht/ Lajcak thirrje për planin franko-gjerman

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë se takimi i 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm dhe pranimi i propozimit të BE-së varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.

Diplomati sllovak deklaroi se qysh në shtator ka folur me Kurtin dhe Vuçiç për propozimin dhe se të dy, njëri në muajin janar dhe tjetri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin.

Megjithatë Lajcak thotë se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht dhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

Siç shtoi ai, është e rëndësishme që palët ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht dhe paskësaj të diskutohen detaje të tjera.

Lajçak theksoi se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

Advertisement