Aktualitet
Dekonspirimi/ Ministri Çuçi: Ish drejtori do pyetet…
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit Gledi Nanos, se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve.
Çuçi tha se në lidhje me këtë deklaratë do të kryhen hetime ku do të përfshihet edhe Gledis Nano.
‘Është shqetësuese por edhe pjesë e punës së përditshme që ka policia e Shtetit për të pastruar radhët e policisë së Shtetit. Në lidhje me deklaratën e Gledis Nanos kur nuk e di drejtori i policisë vështirë se do të dijë ministri këtë gjë. Është në hapsirën e informacionit që ka drejtori i Policisë. Do ta thellojmë hetimin dhe do të përfshihet edhe ish-drejtori i policisë së Shtetit për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të hetuar çdo kënd që dekonspiron operacionet e policisë.’- tha Çuçi.