Connect with us

Politike

Dekreti i Ramës si përgjegjës për Diellën/ Bardhi: Republika po shndërrohet në palaçollëk

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mandatimin e kryeministrit Edi Rama si kryeministër në legjislaturën e re.

Në dekret, në nenin 2, parashikohet se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për ngritjen dhe funsionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e quan dekretin qesharak dhe anti- kushtetues.

“Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë”, shkruan Bardhi.

 

 

Reagimi i plotë:

Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!

Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.

Advertisement