Connect with us

Kronike

Del foto e Gëzim Çelës pas arrestimit në Kosovë, ky është “Baroni i Drogës”

Personi që shihni në foton e mësipërme është Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “Baroni i Drogës”, pas arrestimit ditën e sotme, (8 Dhjetor) në Kosovë.

Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim nga SPAK në vijim të operacionit të koduar “Flakë në Det”, të ekzekutuar në muajin gusht, ku u godit një tentativë e trafikimit të drogës me varkë velierë nga lugina e Patokut në drejtim të Italis. Më konkretisht dyshohet se do shkëmbehej në mes të detit kanabis me kokainë, ku dyshohej për rreth 1 ton kanabis, por që u dogj nga ana e trafikantëve.

SPAK e akuzon Gëzim Çelën për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në muajin gusht, Policia e Shtetit arrestoi në kuadër të këtij operacioni kushëririn e Gëzim Çelës, Nerim Çela, si dhe ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Besnik Brokeri nga Vlora dhe dy korrierët me shtetësi ukrainase Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon. Ndërsa, më 9 tetor të këtij viti, SPAK lëshoi 4 urdhër-arreste të reja, ku u arrestua shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, si dhe u shpallur në kërkim Gëzim Çela i njohur si “Baroni i Drogës”, Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Guzo nga Durrësi.

Sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, “Baroni i Drogës” Gëzim Çela u arrestua në Kosovës pas bashkëpunimit me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri.” – shkruan Balla.

Advertisement