Kronike
Del fotoja e mjetit të përdorur në atentatit të
Fotoja që po shikoni tregon mjetin e përdorur nga atentatorët për të vrarë e djegur Brilant Martinajn dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, ngjarje e ndodhur më 17 korrik të këtij viti. Fotoja është publikuar nga gazetari i OraNews, Elton Qyno dhe është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, në momentin që po largohej nga vendi i ngjarjes, pasi ishte kryer atentati i trefishtë.
Nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia e kriminale besohet shumë se me këtë mjet kanë lëvizur 4 persona të armatosur për të kryer vrasjen. Mjeti rezulton të ketë hyrë nga Kosova dhe targat që mbante, “AA 156 OR” i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L.. Këto targa janë denoncuar si të vjedhura një vit më parë në Drejtorinë e Tiranës.
Krerët e policisë kanë hartuar edhe një listë personash që duhet të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. Makina e llojit “Passat” ëshktë shkrumbuar më vonë, pasi autorët i kanë i vënë zjarrin, i kanë fshirë numrin e shasisë dhe e kanë djegur bashkë me armët për të mos lënë asnjë gjurmë. Më pas janë larguar në drejtim të paditur me ndihmën e një makine të dytë.
Si ndodhi ngjarja makabre?
Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.
Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë. 10 ditët e fundit rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në polici.