Connect with us

Kronike

Del FOTOJA, ky është shqiptari që u ekzekutua në Ekuador

Ky është Arjanit Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në GuayaquilEkuador. Viktima ndodhej brenda makinës me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë. Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje. Burime policore për Extra thanë se: “Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.” Në videot e filmuara nga momenti pas krimit vërehet ankthi i të afërmve të të huajit në përpjekjet për t’i shpëtuar jetën. “Po i rrjedh gjak! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohet në nga personat duke thënë.

Advertisement