Connect with us

Aktualitet

Del harta/ Shqipëria duhet të presë, zbulohet kur nis vaksinimi masiv. Ja ndarja mes shteteve të botës

Në Shqipëri, procesi i gjërë i vaksinimit të popullatës kundër COVID nuk pritet të nisë para vitit 2022. Të paktën kështu pretendon The Economist Intelligence Unit, që ka publikuar edhe një hartë, sesi do të bëhet procesi i vaksinimit në të gjithë botën. Gjithsesi, për grupet e riskut dhe kategori të caktuara procesi do nisë më heret.

Agathe Demarais, drejtuese e The Economist Intelligence Unit,  thotë se vendet e pasura do të kenë më parë akses në vaksinat e koronavirusit, ndërsa ato më të varfra, afati kohor do të shtrihet deri në vitin 2024.

Sipas hartës, që mund të shihni më poshtë, shtetet ndahen në katër kategori.

Në grupin e parë ku përfshihen SHBA, shtetet kryesore të BE, si dhe Japonia, vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe marsit të 2022, shkruan SHQIP.

Në grupin e dytë, ku futen Kanadaja, Argjentina, Kina, Australia vaksinimi masiv do bëhet mes shtatorit të vitit 2021 dhe qërshorit të 2022.

Në grupin e tretë ku futet edhe Shqipëria e krejt Ballkani, përveç Greqisë, vaksinimi masiv do realizohet gjatë 2022.

Ndërsa në grupin e katërt ku futen  vendet e varfra, kryesisht të Afrikës, vaksinimi do bëhet  mes prillit të 2020 dhe përgjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave, gati 70 vende të varfra do të jenë në gjendje të vaksinojnë, në rastin më të mirë, vetëm 1 në 10 persona gjatë vitit 2021./ Gazeta SHQIP

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *