Zjarri  që përfshiu mesditën e së enjtes pjesën e Kalasë në fshatin Senicë, bashkia Delvinë, ka dalë jashtë kontrollit.

Si pasojë e tij, kanë pësuar dëmtime nga flakët 2 shefa komisariati të policisë së Delvinës, komisar Agim Troci i cili ndodhej në terren me ekipin e punonjësve për shuarjen e zjarrit dhe edhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame pasi është asfiksuar nga tymi.

Troci ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

Zjarri ka përfshirë dhe fshatin Palavli. Deri tani numërohen 11 shtëpi të djegura e bashkë me to edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë. Forca të shumta të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë.

Ndodhen gjithashtu edhe forca të emergjencave civile, forca të policisë dhe autoriteteve vendore janë në ndihmë për shuarjen e zjarrit. Ndodhet në vend edhe ambulanca për çdo rast. Për shkak të rrezikut nga zjarri ka nisur evakuimi i banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçez.