Connect with us

Kronike

Del nga morgu…Mbyllet ekspertiza mjekoligjore, ska ende përgjigje zyrtare

Ka përfunduar ekspertiza mjekoligjore per vdekjen e Lear Kurtit, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për shkakun e vdekjes
Trupi i viktimës nxirret nga morgu
Lajmi në përditësim

Detaje të reja janë mësuar për Lear Kurtin, 32-vjeçari i cili ndërroi jetë në duart e policisë pas shoqërimit në komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë.  Shkaku i vdekjes së të riut është ende i paqartë, teksa historia e jetës së Learit është tejet e trishtë. Në dëshminë që ka dhënë për TCH, babai i Lear Kurtit, Artur Isai ka treguar se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues. Arturi ka thënë se e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyert e morgut për t’i parë trupin.

Artur Kurti, babai i 32-vjeçarit Lear Kurti, që gjeti vdekjen gjatë natës pasi u ndalua nga Patrulla Policore e Komisariatit nr.3 mohon versionin e servirur nga Policia se i biri vuante nga epilepsia. Në një intervistë Kurti thotë se nuk i është dhënë mundësia as të shohë trupin e djalit dhe nuk i është bërë asnjë shpjegim nga autoritetet. Babai thotë se AMP (Ish-Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat) e ka referuar për më vonë dhënien e informacionit ndërsa shton se djali nuk ka qenë një person i rrezikshëm.

LAJMI FILESTAR

Një ndjekje nga policia para mesnatës kanë qenë momentet e fundit të jetës së një 32-vjeçari në Tiranë. I riu i identifikuar si Lear Kurti ishte në rrugën “Riza Cuka” rreth orës 23:07 të mbrëmjes kur policia i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Sapo i kërkuan të paraqiste dokumentet e identifikimit, Kurti ia mbathi me vrap.

Pas këtij veprimi, forcat blu janë vënë në ndjekje të të riut, të cilin arritën ta ndalonin në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Por gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore. Burime bëjnë me dije se viktima Lear Kurti rezulton se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe me sëmundje të epilepsisë. Në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar te shfaqë probleme shëndetesore dhe të dridhura. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë.

Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu, i cili është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit. Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por me pas janë ndarë kur është afruar policia. Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penale, vjedhje dhe droge. Ai njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit.

Për këtë ngjarje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht mësohet se janë duke u marrë në pyetje efektivët e patrullës që shoqëruan të riun si dhe të tjerët që kanë qenë të pranishëm në Komisariat mbrëmjen e 19 tetorit.

Advertisement