Connect with us

Bota

Del video e aksidentit tragjik në SHBA ku humbi jetën 14-vjeçarja shqiptare

Policia amerikane ka zbuluar të dhëna të tjera nga aksidenti që ndodhi të premten e shkuar në Waterbury, ku humbi jetën një shqiptare. Sipas informacioneve bëhet fjalë për 14-vjeçaren Adrijana Mina, me origjinë shqiptare. Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur, kur u përplas me një Ford Escape

14-vjeçarja ka dalë jashtë mjetit si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten.

Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Ëaterbury. Mina la pas babain e saj, Gabriel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. Në SHBA, ajo kishte edhe gjyshërit

 

Advertisement