Connect with us

Kosova

Delegacioni i Bashkisë së Lezhës takim falenderues në Kosovë

Nje delegacion i Bashkise se Lezhes beri te enjten nje vizite falenderuese ne Kosove per ndihmen e madhe qe japin turistet kosovare ne sezonet verore ne plazhet e Shengjinit,Ranes se Hedhur,Vajin e Tale,si dhe ne blerjen e apartamenteve ne bregdet.

Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Bashkise Pjerin Nderiu. Ne te benin pjese dhe biznesmenet me te njohur te fushes ne Lezhe e Shengjin. Delegacioni u prit nga personalitetet me te larta te Prishtines si: Kryeministri Kurti, Kryetari i Bashkise se Prishtines Rama si dhe nga Oda Ekonomike e Kosoves.

Krahas falenderimeve reciproke,biznesment e pranishem u kerkuan personaliteteve qe tu hapet rruge me e gjere bizneseve ne te dyja anet, qe te investojne ne turizmin detar e veror ne Shqiperi,por dhe ne ate malor e dimror ne Kosove.

Kryetari i Bashkise se Prishtines Rama i ftoi bizneset shqiptare qe te investojne ne Prishtine ne fushen e hotelerise,sepse Prishtina ka nevoje per afro 2000 shtreter sot tha ai. Biznesmeni Mark Gjini i Rafaelos, Ded Maluta i Delfin dhe Princ resort ,Altin Prenga i Mrizit te Zanave vune theksin te domosdoshmeria e kooperimit me fuqine punetore ne te dyja anet,ne investimet reciproke,ne gastronomi,ne veprimtarite kulturore etj.

Ndersa Zef Shtjefni kerkoi te dy Kryeministrave qe heqin kufijte e doganat,kerkoi lehtesi per investimet shqiptare ne Kosove,Agjensi punesimi jo per Gjermani por per Shqiperi ne vere dhe Kosove ne dimer,per barazim te cmimeve te energjise etj.

Kryeministri Albin Kurti vuri theksin qe te hedhen syte nga Shkodra tani, sepse eshte lene pas dore nje nga qendrat me te rendesishme te kultures,qytetarise dhe tregtise se vendit me fe cilat Ai ndihej shume i lodhur. Kryetari Ndreu i ftoi personalitetet nga Kosova qe te organizojne ne Lezhe brenda tetorit naten e Prishtines,njesoj sic u be ne fillim te sezonit nata e Lezhes ne Prishtine,me qellim promovimin e bizneseve,pikave turistike dhe gastronomise kosovare,sepse nuk njihen sa duhet ne Shqiperi. Ftesa pranua dhe mireprit.

Nje pritje e ngrohte dhe interesante ishte ajo qe ju be delegacionit nga Lezha nga Basadori i Norvegjise ne Prishtine Grandahi,i cili krahas ndihmes dhe perkrahjes se shtetit norvegjes per proceset e integrimit te vendit, konfimoi interesin e madh te bizneseve norvegjeze ne Shqiperi.

 

 

Advertisement