Connect with us

Aktualitet

Dëm 1.2 mln euro shtetit, merret zyrtarisht i pandehur Gjokutaj

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Akuza për mashtrim me pasoja të rënda i është thënë Ilir Thanës ndërsa përmbaruesit Alban Rulit i është komunikuar akuzat e shpërdorimit të detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Pritet ti komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha.

Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë.

Advertisement