fbpx

“Demi Lovato” shfaqet haptas për orientimin e saj seksual, shumë tekste këngesh ia dedikoja vajzave

Demi Lovato u tregua e sinqertë për seksualitetin e saj gjatë eventit në Facebook “Coming Out 2020” të premten, 9 tetor. Së fundmi, këngëtarja është bërë më e hapur për faktin që identifikohet si *queer, ndërsa shpjegoi momentin kur zbuloi tërheqjen e saj ndaj vajzave.

“Ndodhi kur isha më e vogël dhe patjetër që nuk duhet të kisha parë ‘Cruel Intentions’, por e pashë dhe ishte skena ku ato dolën në lëndinën e parkut”, tha Demi, duke iu referuar skenës ku personazhi i Sarah Michelle Gellar mëson personazhin e Selma Blair si të puthë. “Mendova, ‘Oh, prit një minutë, më pëlqen shumë kjo, dua ta provoj’. Dhe pastaj kur isha 17 vjeçe, u orientova ndaj kësaj gjëje.”

Fillimisht e zbuloi orientimin e saj seksual në adoleshencë duke ua rrëfyer miqve, më pas familjes dhe në fund fansave dhe gjithë publikut.

“Unë ua thashë të gjithë miqve të mi dhe motrës sime të madhe kur isha 17 vjeç,” vazhdoi ajo. “Ata të gjithë e dinin para se ta zbuloja për prindërit dhe më pas për publikun. Këto ishin tre fazat e mia: miqtë, prindërit, publiku

Shkruaja këngë për vajzat që fansat e mi mendonin se i shkruaja për djemtë,” shpjegoi ajo. “Unë jam befasuar që shumë prej tyre nuk e kuptuan se disa nga këngët ishin për njerëz të caktuar.

*Queer: Një fjalë që përdoret në mënyra të ndryshme dhe do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

1) Tërheqja për njerëz të shumë gjinive.

2) Mospërshtaje ndaj normave kulturore rreth gjinisë dhe / ose seksualitetit.

3) Një term i përgjithshëm që u referohet të gjithë njerëzve jo-heteroseksualë.