Connect with us

Kronike

Demir Cara jep dëshminë: Kërcënimi me tritol ishte për…

Pak pas mesnatës, në orën 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në Laprakë, një banesë e marrë me qira nga shtetasi Demir Cara u dëmtua nga shpërthimi me tritol. Autori/ët, ende të paidentifikuar, hodhën kallëp me rreth 30 gramë tritol në verandën e banesës në pronësi të Zenepe Kamena, e cila ndodhet jashtë vendit. 34-vjeçari Cara punon në ndërtim në kryeqytet dhe ka gati një vit që e ka marrë shtëpinë me qira.

Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se ky kërcënim nuk ka të bëjë me familjen e tij pasi nuk ka konflikte me askënd. Ajo që dyshohet është se kërcënimi me tritol është për familjarë të pronares së shtëpisë, më konkretisht nipit të saj dhe shkak për këtë janë bërë borxhet e pashlyera të lojërave të fatit nga nipi i Zenepes. Ndërkohë ende nuk ka identifikim apo arrestim të autorëve.

Advertisement