Connect with us

Aktualitet

Demokracia e cunguar ka nevojë për angazhim elitar

Zonja Nora Malaj e ftuar e gazetarit Artur Nura në emosionin Pa Filtra foli për opinionin e James F. Monfort i London School of Economy and Politics i cili mendon se paaftësia dhe neglizhenca e elitës qeverisëse në Shqipëri dhe ajo e palëve që e shoqërojnë atë, ambasadorë, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Fondacioni Soros, do të mund të sjellin një bumerang për Shqiperinë. “Diktatura më e keqe e paaftësisë në Evropë, një demokraci e maskuar, nuk është gjë tjetër veçse autokracia më e keqe e Evropës. Më keq se kaq nuk ka.” Thotë James Monfort dhe Nora Malaj që këto vitet e ppluralizmit politik është angazhuar drejtëpërsëdrejti me shoqërinë civile dhe në politikë funksionale bëri apel që elita e pakorrutuar shqiptare të marrë përgjegjësi politike!

Malaj duke pranuar se marrja me politikë nuk është e lehtë dhe ka kosto për lirinë e intelektualit, ju referua emrave publikë me influencë popullore si Artan Fuga, Përparim Kabo, Fatos Lubonja e të tjerë të nuk duhet të mbajnë thjeshtë rolin e përcaktuesit të situatës së rëndë por të marrin përgjegjësi e pse jo, të bëhen pjesë e pilitikës për ta ndryshuar atë dhe realitetin për më mirë!

Sipas Malaj studiuesi I Shkollës Londineze të Ekonomosë dhe Politikës ka të drejtë edhe për të huajt, Komisioni Europian, OSBE, Soros e të tjerë në Tiranë kanë neglizhentë dhe nuk reagojnë!

Malaj kujtoi vendimin e gabuar që mori opozita me në krye Lulzim Bashën për bajkotimin e parlamentit dhe pushtetit lokal dhe ata – tha Nora Malaj – nuk lëvizën as gishtin duke bërë të ndodhë një gabim të cilin e paguan shoqëria duke patur një pushtet gati njëpartiak!

Për më shumë ju sugjerojmë të ndiqni të plotë intervistën në kanalin youtube të Ntv Televizion

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *