Connect with us

Sport

Dëmtimi horror nga Marcelo i rrezikon karrierën, doktori: Nuk kam parë një dëmtim të tillë

Ashtu siç pritej, dëmtimi ka rezultuar shumë i rëndë duke i rrezikuar futbollistit edhe karrierën si lojtar. Luçiano Sançez i është nënshtruar një operacioni dhe menjëherë pasi ka përfunduar, doktori i tij ka folur duke u shprehur se dëmtim më të rëndë, nuk kishte parë kurrë në karrierën e tij.

“Kam 23 vite si doktor dhe kurrë nuk kam parë një dëmtim të tillë. Fibula dhe Tibia ishin të ndara nga njëra-tjetra. Ka dëmtuar ligamentin kroçiat anterior dhe posterior dhe ka një zhvendosje të gjurit”, u shpreh doktori.

Vetë lojtari e ka falur Marcelon për dëmtimin e shkaktuar. “Duhet ta lëmë të qetë sepse nuk donte. Mora vesh që më ka kërkuar edhe në dhomat e zhveshjes dhe më pas më ka shkruar dhe më ka pyetur si jam. E kam adhuruar si futbollist dhe tani edhe si njeri. Nuk ka asgjë se për çfarë të mërzitet”, u shpres Sançez.

Advertisement