Connect with us

Aktualitet

Dëmtohen ujësjellësat në Gjirokastër, 2 fshatra pa ujë

Reshjet intesive të shiut dhe prurjet e shumta të ujërave kanë dëmtuar rrjetin kullues në sipërfaqet bujqësore në Gjirokastër. Dëmtime të kanaleve kulluese konstatohen në tokat bujqësore në zonat e Lunxhërisë dhe Cepos duke rrezikuar përmbytjen e tyre.

Aktualisht strukturat e bashkisë Gjirokastër me mjete të rënda po punojnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kullImit dhe parandalimin e përmbytjeve.

Sipërfaqet bujqësore në këto zona aktualisht janë të mbjella me kulturat bujqësore apo dru frutorë ndërkohë që përmbytja e tyre do të shkaktonte dëme të konsiderueshme ekonomike për fermerët.

Mori i keq ka dëmtuar gjithahstu dhe rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e Gjirokastrës dhe Libohovës. Aktualisht shfaqen probleme për furnizimin me ujë në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë.

Vërshimi i ujërave ka dëmtuar tubacionet e furnizmit dhe depot e shpërndarjes në këto fshatra. Stafet teknike po punojnë për riparimin e ujësjellsave dhe rikthimin e furnizimit me ujë për banorët.

Advertisement