Connect with us

Politike

Dënimi Salianjit/ Noka: Opozita nuk do rrijë duarkryq, do ketë aksione edhe në Parlament

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbajti fjalën pas mbledhjes urgjente të Kryesisë.

Noka: Drejtësia e re vepron kundër Kushtetutës, në duart e Edi Ramës. Vendos padrejtësinë si normën e saj dhe funksion si organizatë kriminale.

Kërkon të kërcënojë opozitën si vendim i radhës se kush lufton kundër Ramës dhe ministrave, kush dënon Ramën dhe narkotrafikantët dhe lidhjen e Ramës dhe ministrat me krimin e organizuar e pret ky fat.

Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Nuk bëhet fjalë thjesht për protestë kombëtare, përshkallëzim. Radikalizim i protestave, ne do të jemi në terren në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Qytetarët janë sot një hap para opozitës. Janë të revoltuar, kanë nevojë t’i kontaktojmë. Rruga jonë është pa kthim. Edi Rama do të gjunjëzohet! Aksioni opozitar do të jetë edhe në Parlament edhe në terren, nuk ka më paqe për Edi Ramën dhe regjimin e tij kriminal. Drejtësia e re është vegël e regjimit.

Advertisement