Connect with us

Aktualitet

Dënohet me dy vjet burg shqiptari në Irlandë, si e gjeti policia kokainën e fshehur në makinë

Një shqiptar është dënuar me dy vjet burg në Irlandë, pasi u kap teksa dorëzonte kokainë me vlerë 1390 euro.

Mekaniku Xhevair Ibraj, 42 vjeç, u pa nga policia, i parkuar në një kryqëzim në Porterstoën Road duke marrë një çantë në makinën e tij nga një i bashkëakuzuar, e cila më vonë doli se ishte e mbushur me drogë.

Ata nuk ishin nën mbikëqyrjen e policisë, por u kapën nga një patrullë që ndodhej në zonë në atë moment. Kur policia iu afrua dhe iu kërkua të dorëzonte çantën që sapo kishte marrë nga burri tjetër, Ibraj fillimisht dorëzoi një qese me patate dhe më pas një qese me rroba përpara se qesja e mbushur me kokainë të dallohej brenda makinës që ai drejtonte.

Një tjetër pako me kokainë u mor gjithashtu nga makina, me drogën që kishte një vlerë të kombinuar në rrugë prej 139,132 euro. Ibraj me banim në The Village, Clonsilla të Dublinit, u deklarua fajtor për akuzën e posedimit të drogës për shitje ose furnizim më 17 mars 2020.

Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm. I bashkakuzuari i tij u deklarua fajtor për një akuzë më të rëndë për drogë dhe më parë ishte dënuar me 4 vjet burg. Dëyer tha se klienti i tij është me origjinë nga Shqipëria dhe jeton në Irlandë për 14 vjet. Ai ka një grua dhe dy fëmijë, punon si mekanik dhe u përshkrua nga avokati mbrojtës si një “familjar punëtor”. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

Advertisement