Connect with us

Aktualitet

Dënoi blerjen e raketave/ Reagon analistja amerikane: Do  poshtëroheni

Rusia së fundmi ka “dënuar fuqishëm” blerjen e anti-tankeve “Javelin” nga Kosova, duke thënë se ky veprim është rrezik për destabilizim të Ballkanit.

Kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ndaj deklaratës së cilës ka reaguar analistja amerikane, Ivana Stradner.

Ajo përmes një postimi në “X” ka shkruar se Rusia do të poshtërohet në Ballkan në vitin 2024.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”. Zakharova e Rusisë deklaroi – “Ne dënojmë me vendosmëri çdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale ushtarake të Prishtinës”. Unë iu them; Mos bëni gabim. Rusia do të poshtërohet në Ballkan në vitin 2024” –  ka shkruar analistja amerikane, Ivana Stradner.

 

Advertisement