Politike
DENONCIMI i kreut të KZAZ: Një person u fut brenda QV-së, përdori badge falso

Një kallëzim është bërë nga Qendra e Votimit në Vorë. Një nga komisionerët në Qendrën e Votimit ka bërë me dije se ka bërë një kallëzim pranë KQZ-së, duke bërë me dije se një person i paautorizuar ishte futur në QV. Bëhet fjalë pikërisht për personin që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Komisioneri ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni.
PRONONCIMI:
Gazetari: A është anëtar i juaj ky?
Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.
Gazetari: Është falso? Për çfarë arsye e raportove?
Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Kjo është e gjitha. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Të përkohëshmit nuk miratohen këtu? Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo. Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është shpjeguar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Celibashi e shpjegoi. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

