Connect with us

Aktualitet

Denoncimi i Malltezit: Anija ruse me tonazh 5 mijë ton, nuk dihet se çfarë do të sjellë në Durrës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar nisjen e një anije nga porti rus i Rostovit me ngarkesë plehu kimik azotik me destinacion Porti e Durrësit.

Anija e cila është me tonazh 5-mijë ton, dhe nuk dihet sa ton do të zbarkojë në Durrës.

Në një port ‘i cili nuk ka kapacitet magazinimi për sasira të tilla plehërash azotike, tepër të rrezikshme këto, nëse nuk ka kushte të duhura magazimini’, thotë Malltezi.

Ai ka kujtuar se një rast i tillë mund të përfundojë ngjashëm me rastin e Libanit, ku për shkak të mungesës së kushteve të magazinimit, një sasi e madhe plehu azotik shpërtheu në portin libanez duke vrarë 218 persona, plagosur shumë të tjerë, pa llogaritur edhe dëmet e tjera materiale që u shkaktuan.

Denoncimi i Malltezit:

Anije me flamur rus, nga porti rus i Rostovit mbi Don sjell ne Durres pleh kimik azotik prodhuar ne Rusi. Plehu kimik azotik hyn ne grupin e mallrave me perdorim te dyfishte.

Anija me tonazh 5000 ton por nuk dihet sa po sjell. Cilat jane efektet e minimumi 3000 ton pleh azotik ne fushe te hapur? Mund te laget nga shirat dhe mund te shpertheje nga temperaturat mbi 30 grade celcius.

As ne Portin e Durresit dhe as ne Romano Port nuk ka magazina per te magazinuar sasi te tilla plehu. Kjo rrezikon te ndodhe si ne portin e Libanit ku nga shperthimi i plehut azotik pati 218 te vdekur, pa llogaritur te plagosurit edhe demet materiale.

Ose ndofta ne kete rast “shoket e partise” po sjellin lloje te ndryshme narkotikesh si ne rastin e Fierit.

Advertisement