Politike
“Denoncimi ndaj Veliajt u bë nga një patronazhist”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga dyert e SPAK pas 5 orësh të kaluara në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj tha se është denoncuar me letra anonime dhe nga një person që nuk ekziston
Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku tha se ‘denoncimi për kryebashkiakun është bërë nga një bilbil fryrës, patronazhist, i cili nuk ekziston’.
Ndër të paralajmëroi se ‘dimri dhe marsi i vitit 2025 do jetë i tmerrshëm’
“Veliaj zgjodhi një tjetër tribunë, atë të Këshillit Bashkiak. Ndoshta nuk ishte zgjidhje e mirë. Veliaj tha një të vërtetë të madhe, që dinë pak vetë. Duket se identifikuar listën e gjatë të armiqve të tij duke përmendur një emër të përveçëm, që nuk ekziston në regjistrin civil. Emri i tij bëhet fjalë për një bilbil fryrës, patronazhist, që ka bërë denoncimin.
Pjesa më e madhe vjen nga brenda llojit, pjesa tjetër vjen nga aleanca fluide, opozitës vetë dhe perceptimit. Veliaj e ka humbur luftën me perceptimin publik. Veliaj po jeton me këtë vit që është shënjuar në shenjën e SPAK. Besoj se do e ngacmoj kureshtjen tuaj në një pikë, kujtoj kryemjeshtrin e kësaj lëvizje. Në tetor 2001, nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka thënë “i kam porositur të mttë, ne edhe me djalli do bëhemi kundër Ilir Metës”. Opozita e drejtuar nga Berisha u vu në mbështetje të Fatos Nanos dhe rezultoi në rrëzimin e Ilir Metës.
Opozita po bashkëpunon …është një sekret i madh publik, me segmente që e shihnin dhe e shohin Veliajn si një kundërshtar potencial në karrierën e tyre. Në këto trajektore zik-zake, Veliaj konsiderohet si kërcënim për të ardhmen e tyre. Ndryshe nga vetë Veliaj, që këtë herë besoj se do jetë segmenti i mbrojtjes së tij politike. Kjo histori e patronazhistë do të vijojë edhe më tej. Unë mendoj që afat të fundit ndodhet do të shini marsin e vitit të ardhshëm, ju siguroj që emisioni juaj në dimrin e 2025 dhe në pranverën e tij, do jetë i tmerrshëm.”, u shpreh Vangjeli.