Connect with us

Rajon

Denoncohet shqiptari në Greqi, nëna: Bëri dashuri me vajzën 13-vjeçare

Autoritetet policore të Evias janë vënë në alarm pasi nëna e një 13-vjeçareje denoncoi se vajza e saj ishte joshur nga një 30-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, gruaja iu drejtua oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Kalkidë të shtunën 4 nëntorit dhe u shpreh se vajza e saj është njohur me 30-vjeçarin përmes rrjeteve sociale majin e kaluar dhe se kur kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe, burri me këmbëngulje i kërkoi asaj të takohej.

Më në fund arriti ta bindte që ta takonte në një vend të izoluar në Nea Styra, ku siç u ankua ajo, teksa ndodheshin në makinën e tij, ai fillimisht i përkëdheli pjesët intime dhe më pas bëri dashuri me të.

Historia u zbulua kur vëllai i 13-vjeçares gjeti mesazhet e dërguara nga 30-vjeçari dhe njoftoi nënën e tij, e cila kontaktoi autoritetet.

30 -vjeçari është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Akuzat me të cilat përballet janë “veprime gjenitale me ose përballë të miturve” dhe “fyerje e dinjitetit seksual”.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Advertisement