Politike
Denoncoi kompaninë e asfaltit, policia mbërrin tek Këlliçi
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka biseduar me një efektiv policie pas denoncimit që bëri LIVE për një kompani që prodhon asfalt. Pas telefonatës së bërë nga Këlliçi, në vendin ku ai ndodhej mbërriti një polic i vetëm që kallëzimin e mori ‘me gojë’. Efektivi nuk kishte asnjë bllok shënimesh me vete dhe asnjë pajisje ku të shënonte zyrtarisht denoncimin e bërë nga Këlliçi. Ky i fundit këmbënguli të kishte një letër që i vërtetonte se kishte bërë një denoncim, por polici nuk e kishte këtë mundësi.
Pjesë nga biseda:
Belind Këlliçi: Përshëndetje, si jeni, unë jam Belind Këlliçi, unë jam vënë në dijeni që kjo fabrikë që ndodhet këtu është e ndërtuar pa leje. Këtu ngarkohet çdo ditë asfalt që shitet çdo ditë nga menaxherët e kësaj kompanie që menaxhhet nga vetë Bashkia Tiranë. Kam kërkuar të denoncoj LIVE në flagrancë këtë shkelje. Jeni i respektuar në detyrën tuaj pa asnjë paragjykim, unë po bëj detyrën time si qytetar dhe kandidat për të bërë denoncimin. Vetë Bashkia e Tiranës ka ngritur një monument korrupsioni, një ndërtesë pa leje. Unë do t’ju kërkoja ta merrni me shumë seriozistet, këtu nuk ka pasur asnjë hetim nga ana e prokurorisë.
Efekivi: Ne detyrën e bëmë, erdhëm. Pjesa tjetër…
Belind Këlliçi: Ju e keni për detyrë të mbani një procesverbal për këtë gjë. Unë jam personi që kam bërë denoncimin, mund të kem një kopje.