Connect with us

Bota

Departamenti i Shtetit i SHBA-së: Gati 24,000 amerikanë janë kthyer nga Lindja e Mesme

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë. Departamenti i Shtetit të SHBA-së, njoftoi se që nga fillimi i luftës, gati 24,000 qytetarë amerikanë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara.

“Disa fluturime kanë kthyer në mënyrë të sigurt qindra amerikanë në Shtetet e Bashkuara. Fluturime të tjera janë planifikuar gjatë ditëve në vijim”, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike Globale, Dylan Johnson.

Më herët Trump deklaroi se mijëra amerikanë po zhvendosen “në heshtje, por pa probleme” nga Lindja e Mesme.

Advertisement