Aktualitet
Departamenti për shqiptarët nga MPJ/ Analisti: Kosova është shtet dhe jo krahinë e pavarur
Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar me kritika në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës, pasi kjo e fundit ka hapur një projekt ku do të hapë një departament të veçantë që të merret ekskluzivisht me çështjet që ndërlidhen me shqiptarët në rajon, duke futur edhe shqiptarët në Kosovë.
Në postimin e tij në Facebook, Dervishi thekson se ky është një problem i madh pasi Shqipëria nuk mund të krijoje një departament për shqiptarët e Kosoves.
‘Kosova, nëse ende nuk e dinë në ministrine për Punët e Jashtme dhe Europën, është një shtet i pavarur dhe jo një krahine e pavarur e Shqipërisë…’, shkruan Dervishi.
Postimi i plotë:
Problemi ( dhe jo i vogel) është se Shqipëria nuk mund të krijoje një departament për shqiptarët e Kosoves.
Kosova, nëse ende nuk e dinë në ministrine per Punët e Jashtme dhe Europen, është një shtet i pavarur dhe jo një krahine e pavarur e Shqiperise…