Connect with us

Kosova

DEPO ME ARME NE VERI/ Policia konfiskon arsenal armësh dhe pajisje të ndryshme

Policia e Kosovës ka realizuar sërish një tjeter aksion në Veri dhe ka sekuestruar armë, municion e disa pajisje suhtarake në kulmin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut.

Përmes një komunikate për media është njoftuar se pas marrjes së një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime dhe kanë kryer kontrolle, teksa kane sekuestruar nje automatik, pesë karikatorë me municion, fishekë, dy radio nderlidhese dhe një tytë shtesë e AK-47.

Deri në këtë fazë të hetimeve thuhet se janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë, ku të gjitha veprimet e mëtejme theksohet se do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Edhe të mërkurën, kujtojme se policia e Kosoves pati konfiskuar municione, disa uniforma dhe pajisje ushtarake në një fshat të Zubin Potokut – i banuar me shumicë serbe.

Advertisement