Politike
Deputete në listën e mbyllur të PS/ Luarasi: Fat i keq që emra si Alimehmeti mbetën jashtë parlamentit

Deputetja e re e PS Iris Luarasi, dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, komentoi rezultatet dhe pasojat e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në pah gabimet e Partisë Demokratike në përzgjedhjen e kandidatëve dhe listat zgjedhore.
Luarasi theksoi se Partia Demokratike ka bërë gabime të rëndësishme në përpilimin e listave, veçanërisht në Tiranë, ku kandidatë me mbështetje të madhe popullore nuk u përfshinë në listat e sigurta:
“Ti bën një proces zgjedhjesh si Primaret dhe njerëzit më të votuar nuk i fut në listë të sigurt. Kjo ishte një autogol i Berishës,” tha ajo duke iu referuar veprimeve të kreut të PD, Sali Berisha.
Ajo përmendi rastin e Ilir Alimehmetit, i cili, pavarësisht rezultatit të mirë, mbeti jashtë parlamentit:
“Për fatin e madh të Jorida Tabakut ajo është në parlament, por nuk ndodh kështu për Alimehmetin, i cili meritonte shumë më tepër se emrat e tjerë në listë.”
Deputetja socialiste komentoi edhe ankesat e opozitës për rezultatin zgjedhor dhe protestat e zhvilluara pas 11 majit. Ajo theksoi se këto veprime nuk patën asnjë ndikim në Samitin evropian që u mbajt në Tiranë.
“Ankimimi i opozitës është një ‘dejavu’ që Rama e kishte parashikuar se në 12 maj ata nuk do ta njihnin rezultatin. Protestat në samitin e 2022 dhe më 17 maj nuk patën asnjë efekt.”
Luarasi i bën thirrje opozitës që të mësojë nga gabimet dhe të rishikojë veprimet e saj në parlament.
Iris Luarasi: Me listat që bëri PD dhe i referohem listave të Tiranës dhe ne e pamë atë që ndodhi me luftën e madhe për votat të Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit dhe me fitoren e të dyve nga pikëpamja e publikut ishte një fitore e tyre nga ana personale por dhe autogol i Berishës që nuk i vuri në listë të sigurt.
Ti bën një proces zgjedhjesh si Primaret dhe njerëzit më të votuar ti nuk i fut në listë të sigurt.
Për fatin e madh të Tabakut, ajo është në parlament por nuk ndodh kështu për Alimehmetin megjithëse ai mori një rezultat shumë të mirë ai e meritonte shumë më tepër se emrat e tjerë që ishin në listë.
Ankimimi i opozitës një dejavu që Rama e kishte parashikuar se do të ndodhte se në 12 maj nuk do të njihnin zgjedhjet. Nuk arrij të kuptoj si nuk mësojnë nga gabimet. S’pati efekt protesta e opozitës në samitin e 2022 dhe po ashtu 0 efekt pësoi në protestën e 17 majit.
Sa i takon parlamentit të ri, mendoj se do të ketë të njëjtin skenar. Do doja ti jepja një dorë opozitës: sa të shpenzosh energji me djegie, flakadanë, mendoj se ky është rezultati me të cilin ti je vlerësuar dhe ke marrë një notë në 2025.

