Politike
Deputetët demokratë i kërkojnë “llogari’ Bardhit për Federatën e Opozitës
Gazment Bardhi në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të mbledhur një ditë më parë ka falënderuar të gjithë për angazhimin në protestën e 20 shkurtit.
Në diskutimet brenda grupit, qe i ka siguruar gazetari Osman Stafa, ai u ka kërkuar kolegëve të tij angazhim në terren dhe takim me qytetarët, ndërsa thotë se aksioni do të vijojë.
Sipas tij, dy janë arsyet se pse nuk votojnë amnistinë penale, e para aksioni parlamentar dhe e dyta ata nuk janë në dijeni se çfarë përmban drafti.
Ndërkohë deputeti Luan Baçi i ka kërkuar llogari Bardhit se pse nuk i ka informuar për Federatën e Opozitës. Si përgjigje, Gazment Bardhi ka dhënë këtë shpjegim: “Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze”.
Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato qe deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranueshme për ne. Kane tentuar dje, edhe për te zhvendos vëmendjen nga protesta, qe t’ja faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendamenti i Bledionit me këtë qe kane propozuar. Sqarimin e plote për këtë jua dërgova ne grup. Ne fund, pas nje ore mblidhet byroja e kuvendit, do shkojmë atje per te mbështetur koleget qe protestojnë.
Gazement Bardhi: Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze.