Connect with us

Rajon

Deputeti Bundestagut qëllon në shenjë: Fund marrëdhënieve me Vuçiçin

“Gjermania është një partner i besueshëm i Serbisë, por me një strukturë të tillë politike, bashkëpunimi i mëtejshëm, jo ​​vetëm nga këndvështrimi i Gjermanisë, por i Evropës dhe i botës, është pothuajse i pamundur” – kështu tha deputeti i Bundestagut Josip Juratoviç në një intervistë për gazeta “Nova”.

Ai po ashtu u shpreh se në pesë mandatet e tij si deputet, nuk ka parë parregullsi të tilla zgjedhore siç janë parë në Serbi gjatë zgjedhjeve të fundit.

“Vuçiç definitivisht e ka humbur të gjithë kredibilitetin me këto zgjedhje, jo vetëm në BE dhe në Perëndim, por edhe në shkallë globale. Një njeri I tillë, nuk mund të jetë partner i besueshëm për askënd” – theksoi Jutratoviç.

I pyetur se si ai I komenton skenat e dhunës në rrugët e Beogradit, ai tha se pyetja është kush po bën rrëmujë dhe për çfarë qëllimi.

“Eshtë e rëndësishme që demonstruesit të mos lejojnë të provokohen dhe të qëndrojnë konsekuent ndaj kërkesave të tyre, pa cenuar qetësinë dhe rendin” – deklaroi deputeti gjerman.

“Akuza ndaj studentëve për përmbysje të rendit kushtetues është për mendimin tim një akuzë e çmendur, sidomos kur bëhet fjalë për dyshime të justifikuara për parregullsi zgjedhore. Ballafaqimi me studentët, pra elitën e ardhshme të Serbisë, me akuza të tilla është, për mendimin tim, një veprim klasik i regjimeve autokratike në prag të kolapsit. Kjo tregon qartë panikun dhe pafuqinë e strukturave në pushtet për të sjellë paqen në vendin e torturuar. Në anën tjetër, vendosmëria e popullit serb për të marrë një rrugë të re, drejt një të ardhmeje më të mirë, shihet edhe më qartë. Sepse nuk kanë asgjë për të humbur me këtë regjim” – potencoi Jutratoviç

Një pyetje tjetër e “Nova” ishte nëse mund të hiqen paralele midis Sllobodan Milloshevicit dhe Aleksandër Vuçiçit, të cilës ai iu përgjigj: – Unë personalisht kam pasur rastin të bisedoj me Aleksander Vuçicin në dy raste disa vite më parë. Që në fillim pata përshtypjen se ai donte vërtet një Serbi më të mirë në sytë e botës.

Megjithatë, sa më gjatë e ndoqa, aq më shumë e shihja se ai po humbiste në premtimet e tij për gjithçka dhe për të gjithë. Kështu që në fund humbi besimin e pothuajse të gjithëve. Dhe në vetë Serbinë u bë skllav i sistemit që krijoi vetë, të cilin nuk mund ta mbajë më. Milloshevici dikur, edhe pse në kushte të ndryshme, duke zgjedhur kë të sakrifikonte popullin apo veten, vendosi te sakrifikonte popullin, në mënyrë që të zgjaste sundimin e tij edhe për një vit. Shpresoj që Vucic të mos bëjë të njëjtin gabim” – deklaroi deputeti.

Duke folur për deklaratën e kryeminiustres Ana Brnabiç e cila tha se vëzhguesit e huaj në zgjedhje “gënjejnë dhe duan të destabilizojnë Serbinë”, Jutratoviç u shpreh: Duke qenë se fati i saj varet nga fati i Vuçicit, është logjike që ajo përdor të njëjtën retorikë si shefi i saj, sjellje qe eshte tipike për autokratët, që çmendin popullin duke përdorur teori konspiracioni “të gjithë janë kundër nesh sepse jemi serbë”. Ky grup njerëzish është i paaftë për të udhëhequr njerëzit më tej. Fatkeqësisht, është bërë shumë e qartë se ata janë të gatshëm të sakrifikojnë të ardhmen e popullit të tyre për të zgjatur të ardhmen e tyre politike, së cilës ata e dinë se po i vjen fundi” – potencoi deputeti Bundestagut

Advertisement