Kosova
Deputeti gjerman nxjerr ‘ujin e zi’ në Bundestag/ Strukturat serbe në veri të Kosovës të shpërbëhen

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka kërkuar që në veri të Kosovës të çmontohen strukturat paralele.
“Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë ato struktura”, ka thënë Beyer gjatë një fjalimi në Bundstag, duke theksuar gjithashtu se “Kosova dhe rajoni duhet të kthehet përsëri në fokusin politik të angazhimit gjerman”.
Beyer ka cituara shefin e NATO-s, Mark Rutte që ka vizituar rajonin në mars, se “angazhimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor duhet dhe është një detyrë parësore për Aleancën”.
Ai tha se KFOR-i duhet të qëndrojë edhe më tej në Kosovë për të ndihmuar stabilitetin atje dhe të krijojë kushtet, që në Kosovë të ketë qetësi paqe të qëndrueshme:
Deputeti gjerman ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së:
“Duhet të zbatohen të gjitha obligimet, që dalin nga marrëveshjet e arritura. Duhet të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe për këtë duhet siguri, të cilën mund ta ofrojë KFOR-i. Prishtina duhet të ofrojë mbrojtje për minoritet, por ajo duhet edhe të ndihmohet në luftimin e strukturave dhe bandave kriminale që veprojnë atje. Në veri, së fundmi është zbuluar edhe një arsenal i madh armësh, që është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë ato struktura”, ka theksuar Beyer.

